Site icon Telegrafi

Enca Haxhia thotë se e ka thyer një rekord në Snapchat

Enca Haxhia muaj më parë ka sjell një këngë të re që kishte shkaktuar spekulimeve të mëdha pas një video tejet provokuese.

Këngëtarja nuk është ndalur se tashmë ka nisur me xhirimet e videos së re të titulluar “Kujt po i han”.

Bukuroshja ka bërë disa publikime në rrjetet sociale gjersa ka zbuluar se video po xhirohet në bregdet, ku shihet tejet seksi.

Megjithatë, ajo së fundi ka publikuar një fotografi në Instagram që i referohet rrjetit tjetër sociale – Snapchat.

Zeshkania ka treguar se ka thyer rekordin duke e dërguar numrin në një milion persona që i ka shikuar imazhet dhe videot.

“Rekordet e këngëve të juaja i thyej me 1 snap”, shkroi këngëtarja 22-vjeçare.

Kujtojmë se Enca është këngëtarja e parë shqiptare që jeton dhe vepron në trojet shqiptare të ketë një milion ndjekës në Instagram. /Telegrafi/

Exit mobile version