Këngëtarja Enca Haxhia ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor “Dua”.
Kënga është ritmike e zhanrit R&B, dhe flet për një dashuri të dyfishtë.
Klipi i këngës është mjaft ‘i nxehtë’ dhe përmban skena erotike.
Pjesë e klipit është edhe modeli i Pierluigi Fracassi, i cili shfaqet duke shkëmbyer puthje në disa skena ‘të nxehta’ me këngëtaren.
Vet Enca kishte treguar muaj më parë se ky do të ishte klipi më eksplicit që ka realizuar ndonjëherë.
Sa i përket këngës, “Dua” duket të ketë një melodi të pëlqyeshme për veshin e publikut, me tendencën për t’u shndërruar në hit. /Telegrafi/