Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka qenë mjaft aktive me projekte muzikore.
Ajo ka lansuar një bashkëpunim me Don Xhonin të titulluar “Break Down”, që është pritur shumë mirë nga publiku.
Enca ndërkohë duket se së fundmi ka gjetur pak kohë për pushime, teksa ka përzgjedhur bregdetin e Turqisë si destinacion këtë verë.
Ajo ka publikuar në rrjetin social Instagram disa fotografi, ku shihet duke shijuar disa ditë të mira pushimi në një resort luksoz në Belek.
Këngëtarja nuk ka hezituar të vë në pah trupin e saj në disa poza me bikini, në veçanti hapësirë të veçantë i jep gjoksit të saj atraktiv.
Enca shquhet për paraqitjet e ekspozuara qoftë në klipe apo edhe rrjete sociale.
Komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve i kanë dëshiruar këngëtares pushime të këndshme. /Telegrafi/