Jemi mësuar që shpesh të shkruajmë për artistët që konsumojnë duhan apo hashash.
Një prej tyre është reperi Stresi, i cili nuk ndalet së sfiduari edhe policinë e Shqipërisë.
Por, sot edhe këngëtarja Enca Haxhia nuk e ka problem teksa shihet duke pirë marihuanë.
Ajo shihet duke e tymosur gjersa videon e ka publikuar në llogarinë personale në Instagram.
Këngëtarja ka nisur pushimet në jug të Shqipërisë pas suksesit me këngën “Dua”, ku bëri bujë të madhe me skenat e videos.
“Gjatë gjithë verës”, ka shkruar ndër të tjerash në Enca në Instagram.
Ndryshe, ajo ka paralajmëruar këngë të reja gjatë këtij viti, të cilat pritet të jenë hite. /Telegrafi/