Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale.
Në atë Instagram numëron mbi dy milionë njerëz, për të cilët publikon imazhe dhe video të llojllojshme.
Së fundmi, bukuroshja u ka dhënë hapësirë fansave të mësojnë më shumë rreth saj përmes opsionit pyetje – përgjigje.
E pyetur nga fansi se cili është tipi i mashkullit ideal, një përgjigje nga këngëtarja 23-vjeçare nuk ka munguar.
“Suportiv, inteligjent, artistik, të paktën në zemër, i edukuar, besnik, i papërtuar, me sens humori”, është përgjigja e saj.
Ndër tjerash, Enca vazhdon të deklarohet ‘single’, që duket se artistes seksi nuk ia ka rrëmbyer zemrën akoma askush. /Telegrafi/