Një ditë me parë u raportua se këngëtarja, Enca Haxhiu ka nënshkruar kontratë me shtëpinë diskografike më të madhe të muzikës në botë, Universal Music.
Por kjo nuk ishte e befasishme, pasi kujtojmë se këngëtari, Ardian Bujupi është pjesë e ‘Universal Music’ që nga viti 2014.
Ardiani ka arritur të depërtoje përtej kufijve dhe si duket Enca ka bërë një zgjedhje të mirë, duke ndjekur hapat e këngëtarit Bujupi, e të cilit asnjëherë nuk i munguan sukseset, madje po janë të shumta të arriturat e tij në muzikë, transmeton opinion.al.
Por, i menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i menaxherit të këngëtarit e që është, Egzon Krasniqi i cili ka rikujtuar edhe njëherë për ata që nuk e dinë, së Ardiani ka vite që është pjesë e këtij labeli më të madh të muzikës në botë.
Egzoni gjithashtu ka treguar që Ardiani është shqiptari i parë që ka nënshkruar kontratë me gjigantin ‘Universal Music’.