Site icon Telegrafi

Enca i fshin komentet ofenduese kundër Rosela Gjylbegut

Enca Haxhiu dhe Rosela Gjylbegu gjatë dy ditëve të fundit janë fjalosur edhe përmes rrjeteve sociale.

E gjitha lindi kur në një emision televiziv, Gjylbegu në një pyetje të udhëheqjes së emisionit se me kë nuk do të bënte kurrë duet, ajo iu përgjigj me Encën.

Ka mjaftuar kaq që kjo e fundit të shpërthejë me ofendime dhe fjalë të rënda në drejtim të këngëtares shkodrane, ani pse Rosela nuk e kishte bërë një gjë të tillë.

Enca kishte shkuar aq shumë sa që e kishte plak dhe se nuk po i besonte syve se ende është gjallë.

Kjo si duket ka zgjuar reagim të madh tek të fansat dhe miqtë e këngëtares sa që Enca i ka fshirë të gjitha mesazhet ofenduese në kurriz të Roselës.

Ndryshe, dyshen do ta shohim ndaras në projekte të ndryshme muzikore, të cilat pritet t’i sjellin gjatë këtij viti. /Telegrafi/

Exit mobile version