Ajo sigurohet që gjithnjë të jetë në qendër të vëmendjes me anë të postimeve që publikon.
Dhe Enca Haxhia edhe këtë herë ka rrëmbyer vëmendje me pozën atraktive që e ka ndarë me ndjekësit në llogarinë e saj personale, Instagram.
Ajo shfaqet e veshur me një palë xhinse dhe ‘bodysuit’ teksa imazhin e ka shoqëruar me një mesazh “Nëse e gjen veten në storie të gabuar, leje”
Bukuroshja 23 vjeçare komentohet gjithnjë për format trupore dhe nuk ngurron t’i vë në plan të parë.
E njëjta është tejet aktive edhe në muzikë derisa ka arritur të mbledhë një numër të madh të fansave gjithandej.
Sa i përket projekteve muzikore, të fundit këngë që ka lansuar është “Hajde” në bashkëpunim me Muharrem Ahmetin. /Telegrafi/