Këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia, ka tash e sa kohë që ka konfirmuar lidhjen e saj të re me afrikanin Mickey Neblett.
Për këtë pjesë ajo është komentuar shumë në rrjetet sociale, gjersa edhe vet ka bërë disa reagime që lidhen me komentet negative që ka marrë.
Sido që të jetë, këngëtarja shqiptare duket se ka vendosur që ta prezantojë të dashurin me vendlindjen e saj.
Në një video të publikuar në rrjetet sociale nga gazetari Bledi Mane, çifti mund të shihen teksa argëtohet bashkërisht në publik, në një ndejë të organizuar në qendër të Tiranës.
Ata shihen duke vallëzuar në harmoni dhe shumë të dashuruar me njëri-tjetrit.
Dyshja përndryshe e konfirmuan romancën e me publikimin e një videoje të përbashkët në rrjetet sociale. /Telegrafi/