Këngëtari i famshëm, Daddy Yankee, të premten ka mbajtur një koncert të madh në sheshin “Skënderbej” në Tiranë, ku ka argëtuar mijëra qytetarë të cilët kishin shkuar enkas për ta parë.
Ndërsa pjesë e koncertit ishin edhe këngëtarët shqiptarë, në mesin e të cilëve ishte Enca Haxhia. Ajo ka pasur rastit që të takohet me kantautorin nga Porto Riko dhe të bëjë fotografi me të.
“Ishte kënaqësi të të kishim në Tiranë dhe të perfomoja në të njëjtën skenë sikurse ti, Daddy Yankee”.
“Energjia jote ishte mahnitëse. Zoti të bekoftë”, ka shkruar Enca në përshkrimin e fotografive të publikuara në Instagram.
Daddy Yankee, është kantautor, reper, aktor dhe producent nga Porto Riko. Ai është njeriu që e shpiku fjalën ‘reggaeton’ në vitin 1994 për ta përshkruar zhanrin e ri muzikor që vinte nga vendi i tij.
Ai njihet si ‘Mbreti i Reggaetonit’ nga kritikët e muzikës dhe fansat e shumtë të këtij zhanri muzikor.
Ramon Luis Ayala Rodriguez (emri i vërtetë i Daddy Yankee) është i njohur për hite të shumta, sidomos për megahitin me Luis Fonsin, “Despacito”. /Telegrafi/