Një projekt i ri muzikor pritet të vijë së shpejti edhe nga këngëtarja e njohur shqiptare, Enca Haxhia.
Zeshkania, e cila është mjaft e ndjekur në rrjetet sociale, njoftoi fansat se po vjen me një këngë të re dhe se tashmë ka filluar xhirimet e klipit.
Ajo ka postuar një fotografi në llogarinë personale, Instagram, gjersa fotografia e saj është realizuar në Austri, ku edhe po xhiron video projektin.
Fotoja në fjalë e shfaq Encën në top formë, e cila shihet e rrethuar nga një grup djemsh që duket se do jenë pjesë e videoklipit të 24-vjeçares.
Ndërkaq, Haxhia ka përzgjedhur një fustan të shkurtër shkëlqyes, ku natyrisht se edhe këtë herë vë në pah linjat trupore.
Dhe përpos dukjes, fansat e saj shihet se mezi po presin për projektin e yllit shqiptar, pasi i mungoi skenës që një kohë.
“MWAH”, mbetet kënga e fundit që Enca e solli në nëntor dhe tanimë ka mbledhur afro tre milionë shikime. /Telegrafi/