Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Enca Haxhia, si shumë nga njerëzit e tjerë në mbarë botën e po ashtu edhe në trojet shqiptare është vetë-izoluar në shtëpinë e saj.
Edhe pse të karantinuar dhe në pamundësi për t’u argëtuar jashtë, artistja 24-vjeçare ka zgjedhur një mënyrë tjetër për t’i shijuar këto ditë.
E njëjta ka publikuar një fotografi në llogarinë zyrtare, Instagram, duke marrë ca rreze dielli në ballkonin e saj, ku shfaqet tejet joshëse në një palë bikini ngjyrë portokalli.
Ajo ka vënë në pah linjat e bujshme trupore, ndërsa ka rrëmbyer vëmendje me fizikun atraktiv dhe dukjen joshëse.
“Duke u rrezitur të dielën”, ka shkruar ajo krahas fotos.
Imazhi në fjalë për disa minuta ka arritur të grumbullojë mbi 23 mijë pëlqime dhe afro 700 komente nga ndjekësit e saj të shumtë.
Këto ditë, Enca solli edhe një këngë të shkurtër të titulluar “Young n Pretty”, e cila është e disponueshme tashmë edhe në YouTube. /Telegrafi/