Site icon Telegrafi

Enca aludon se e meriton të dekorohet nga Presidenti

Një nga artistet më me stil dhe që sjell gjithmonë klipe unike dhe muzikë të mirë, Enca Haxhia ishte e ftuar sot në Thumb ku foli për videoklipin e saj të ri “Ciao”.

E pyetur nëse ka pasur probleme me policinë pasi në klip shihet duke konsumuar bar, Enca u shpreh se mban përgjegjësi vetëm për gjërat që bën në publik.

“Unë jam një qytetare nderi që asnjëherë nuk i thyen rregullat e qytetit. Dhe për gjërat që bëj në publik mbaj shumë përgjegjësi, për gjërat që nuk i bëj në publik hmm…”, tha Enca dhe më pas shtoi se vitin tjetër do dekorohet artiste e merituar nga presidenti.

Të jetë e vërtetë apo një thirrje për presidentin e ri? /Telegrafi/

Exit mobile version