Ashtu siç paralajmëroi prej kohësh, Besa Kokëdhima ka publikuar këngën e re dhe njëherësh të parën në frëngjisht.
“En équilibre” apo në shqip “Ekuilibri” është përgatitur për të bërë debutimin në tregun muzikor francez & evropian.
Projekti është kompletuar edhe nga ana vizuale me një paraqitje të mahnitshme të këngëtares shqiptare në videoklip.
Rikthimi i artistes së njohur pas një kohe të gjatë dhe në një gjuhë krejtësisht tjetër duket se u prit mirë nga fansat e publiku.
Shumë nga ndjekësit mbetën të befasuar nga interpretimi i 36-vjeçares, duke bërë kështu që të marrë komplimente e reagime të shumta pozitive.
Kjo ndërkohë është kënga e parë nga albumi në frëngjisht dhe anglisht që vjen i plotë së shpejti.
Besa theksojmë që prej disa vitesh kishte bërë një shkëputje nga projektet e muzika në shqip. /Telegrafi/