Site icon Telegrafi

Emrush Xhemajli ftohet për intervistim nga Gjykata Speciale

Anëtari i Lëvizjes Vetëvendosje, Emrush Xhemajli është i ftuari i radhës nga Gjykata Speciale.

Xhemajli do të intervistohet në cilësinë e dëshmitarit, transmeton Telegrafi.

Ai në njoftimin e bërë në Facebook ka thënë se ftesën e ka pranuar ditën e premte, 24 janar.

“Njoftoj opinionin publik se dje, 24 janar 2020, kam marrë ftesë me shkrim nga Zyra e Prokurorit të Specializuar për të shkuar në Hagë të Holandës në cilesinë e dëshmitarit.
Çka mendoj unë për Dhomat e Specializuara dhe mënyrën e themelimit të tyre e kam thënë publikisht dhe nuk është rasti ta përsëris. Tani mund të them vetëm këtë: Ata deputetë/te të Republikës së shtetit tim që votuan gjykatë speciale, apostafat kundër UCK-së, do ta kenë njollë të zezë ndër breza”, ka shkruar ai.

Ndryshe, nga Gjykata Speciale kanë arritur mbi 100 ftesa për ish-pjesëtarët e UÇK-së./Telegrafi/

Exit mobile version