Së fundmi janë hequr tabelat ku shkruhet “Agjencia Amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar” nga ndërtesa Ronald Reagan në Uashington, ku dikur ishte selia e agjencisë.
Bëhet e ditur se kjo vjen pas vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të “shuar” agjencinë pasi ai nënshkroi një urdhër ekzekutiv që ngrinte ndihmën e huaj për një periudhë 90-ditore muajin e kaluar.
Departamenti i Efikasitetit të Qeverisë i Elon Musk, ose DOGE, ndau imazhet para dhe pas të ndërtesës në X, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.
Unburdened by what has been. pic.twitter.com/NK2bcK3hlH
— Department of Government Efficiency (@DOGE) February 7, 2025
Ndryshe, që nga kthimi në Shtëpinë e Bardhë muajin e kaluar, Trump dhe aleatët e tij kanë prioritet shkurtimin e financimit të qeverisë.
Si pjesë e kësaj lëvizjeje, administrata Trump e ktheu fokusin e saj në USAID.
Në fillim të kësaj jave, Sekretari i Shtetit, Marco Rubio u bë kreu në detyrë i USAID-it, duke bashkuar një agjenci qeveritare në një tjetër.
Shumë kanë paralajmëruar se mbyllja e dyerve të agjencisë do të kishte efekte shkatërruese mbi popullatat e cenueshme në mbarë botën. /Telegrafi/