Site icon Telegrafi

Emri që qëndron prapa aktiviteteve të yjeve shqiptare në Evropë

Mbrëmje të shumta muzikore e koncerte në të gjithë Evropën bëjnë që emrat e njohur të skenës shqiptare veç mundësisë të jenë më afër publikut të tyre në vende të ndryshme, nga këto organizime fitojnë edhe shuma të majme parash.

Prapa këtyre organizimeve në diasporë për shumicën e yjeve tona qëndron një emër i përbashkët, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për Avni Selimin, i cili në menaxhim ka një numër të madh të emrave të mëdhenj të skenës sonë.

Sabri Fejzullahu, Naim Abazi, Mihrije Braha, Sinan Hoxha, Kaltrina Selimi, Ryva Kajtazi, Adrian Gaxha, Lindon Berisha, Florian Beqiri, Mentor Kurtishi,  Zajmina e Blero janë vetëm disa nga emrat, aktivitetet e të cilëve në Evropë menaxhohen nga i njëjti person.

Selimi menaxhimin e ka filluar para 15 viteve për të arritur sot të jetë një nga më të suksesshmit e fushës së tij.

Mësoni listën e plotë të artistëve që menaxhohen nga Avni Selimi./Telegrafi/

Sabri Fejzullahu
Naim Abazi
Mihrije Braha
Kaltrina Selimi
Ryva Kajtazi
Big Mama
Adrian Gaxha
Lindon Berisha
Florian Beqiri
Sinan Hoxha
Dafina Dauti
Zajmina Vasjari
Mentor Kurtishi
Blero
Seldi
Humoristat “Tukulukat”
Lori
Labinot Gashi
Vjosa Emini
Shqipri Kelmendi
Shpëtim Desku

Exit mobile version