Site icon Telegrafi

Emri i plotë i Hugh Grant bën njerëzit të qeshin, aktori: Prindërit e mi nuk ishin të vëmendshëm

Hugh Grant

Hugh Grant është një nga aktorët më të famshëm në botë dhe shumë prej tyre vetëm tani e kanë kuptuar se cili është emri i tij i vërtetë.

Në rrjetet sociale janë bërë reagime të shumta.

Përkatësisht emri i tij i plotë është Hugh John Mungo Grant, gjë që bëri shumë të qeshin.

“Çdo ditë më kujtohet fakti që emri i mesëm i Hugh Grant është Mungo. Çdo ditë”, “Nuk mund të besoj se ishte një ide e mirë t’i vinte emrin Hugh Mungo Grant”, “Tash e gjysmë ore duke qeshur”, “Kam dëgjuar shumë emra qesharak, por ky është kulmi” – janë disa nga komentet në X.

Emri Mungo besohet të jetë me origjinë skoceze. Do të thotë ‘e dashura ime’.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet nga Hugh Grant

Aktori së fundmi u shfaq në “Johnny Kimmel Live!”, në të cilën ndër të tjera ka folur edhe për emrin e tij të pazakontë.

“Nuk e di se si ndodhi. Prindërit e mi nuk ishin të kujdesshëm”, tha ai.

Foto: Reuters

Por ai pranoi se në fakt i bëri një gjë shumë më të keqe vajzës së tij, sepse ai dhe gruaja e tij ishin në panik.

“Ne menduam se mund të ishte mirë kur ajo të rritet dhe mund të thotë në bare se emri i saj i dytë është Danger. Pra emri i saj është Lulu Danger Grant”, theksoi ndër të tjerash aktori. /Telegrafi/

Exit mobile version