Skuadra franceze duket se do të jetë një ndër klubet që do të shesë disa lojtarë gjatë afateve të ardhshme për transferimin e lojtarëve.
Presidenti i Olympique Lyon, Jean Michel Aulas, është i përgatitur ta shesë Tanguy Ndombele muajin e ardhshëm.
Emri i futbollistit të mesfushës është i lidhur me Manchester Cityn dhe Tottenham Hotspursit, France Futboll thotë se edhe Manchester United kanë konfirmuar interesimin e tyre në ditët e fundit.
“Një largim i mundshëm i Ndombeles. Një përparësi jo. Nëse një ofertë prej 70 milionë eurosh arrin, unë do të reflektoj dhe do të diskutoj me bordin dhe trajnerin tim, por asnjëri nga lojtarët nuk është e garantuar të largohet nëse shkojmë larg në Ligën e Kampionëve”.
“Do të diskutohet, por nuk kemi planifikuar t’i lëmë shumë lojtarë të largohen, përkundrazi, jemi në fazën ku duam të përfitojmë nga lojtarët e rinj”.
“Blerësit e mundshëm do të duhet të jenë shumë bindës dhe të kenë shumë argumente. Dhe për momentin nuk shoh shumë”, tha Aulas për RMC.
Ndryshe, Lyon aktualisht zë pozitën e katërt në renditjen tabelore të Ligue 1. /Telegrafi/