Telegrafi

Emri me 51 shkronja i një vendi – spikeri i motit e shqipton saktë (Video)

Liam Dutton i Channel4 e shqipton në mënyrë të saktë emrin e një fshati në Uells, i cili quhet Llanfairpwllgwyngyllgogerychwyrndrobwllllantysiliogogogoch.

Emri prej 51 shkronjash është emri më i gjatë në të gjithë Europën dhe me shumë gjasë emri më i gjatë i një vendi në të gjithë botën.

Emri i këtij fshati është vendosur në vitin 1860, kur u pa si një strategji publiciteti për stacionin hekurudhor që sapo ishte ndërtuar. /shekulli/