Telegrafi

“Emri juaj është?”: Berberi nuk e kishte idenë se po qethte kandidatin për zëvendëspresident të SHBA-ve (Video)

Guvernatori i Indianas, Mike Pence kishte shkuar për të bërë një prerje flokësh i rrethuar nga gazetarët, por berberi nuk e kishte idenë se bëhej fjalë për kandidatin republikan për zëvendëspresident të SHBA-ve.

“Emri juaj është?” e kishte pyetur berberi nga Norristown, Pennsylvania atë, 20 minuta pasi Pence ishte futur aty, i përcjellë nga kamerat e CNN dhe ABC News, dhe jo vetëm, transmeton Telegrafi.

Lexo po ashtu Kështu “zbutet” polici shqiptar kur merr paratë (Video)

Pas kësaj, Mike Pence duke ia tundur dorën i ishte përgjigjur: “Unë jam guvernatori i shtetit të Indianës, dhe unë jam duke kandiduar për zëvendëspresident të Shteteve të Bashkuara”.

Berberi i befasuar, i kishte thënë: “Më jep një shtrëngim duarsh përsëri, njeri”. “Kjo është diçka e madhe…”.

Siç shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, gjatë qethjes, Pence dhe berberi kanë folur rreth asaj se për sa kohë ishte ai pronar i kësaj rrojtore, martesat e tyre përkatëse dhe madje edhe futbollin, por në asnjë moment nuk kishin folur rreth zgjedhjeve presidenciale të këtij viti në SHBA. /Telegrafi/