Eksperti italian për shoqëri paskomuniste dhe për Evropën Lindore, Giorgio Comai, ka krijuar një hartë të rrugëve dhe shesheve që ende e mbajnë emrin ”Josip Broz Tito”.
Ai e ka krijuar platformën OpenStreetMap duhe i mbledhur të gjithë rrugët dhe sheshet në një vend, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Sipas tij, më shumë rrugë dhe sheshe me emrin e ish-liderit të ish-Jugosllavisë ka në Maqedoni dhe në Kroaci, pastaj radhiten Bosnja e Hercegovina, Serbia, Sllovenia, si edhe Mali i Zi.
Maqedonia dhe Kroacia kanë nga 24 rrugë dhe sheshe me emrin Tito, Bosnja e Hercegovina ka 19, Serbia ka 15, Sllovenia ka 14 dhe Mali i Zi ka 7.
Megjithatë, rrugë me emrin Tito ende gjenden në Itali, Brazil, Tunis, Qipro dhe shtete tjera./Telegrafi/