Telegrafi

Emri iPad është blerë me mashtrim?

Kompania javës që shkoi ngriti padinë në Kaliforni, duke pohuar se Apple ka bërë mashtrim kur më 2009 bleu të drejtën e përdorimit të emrit iPad nga një nga degët e kompanisë. Në të vërtetë, Apple për të fshehur identitetin bleu këtë emër duke përdorur një kompani nga Britania e Madhe të quajtur IP Application Development (IPAD).

Në padi theksohet se Apple veproi me qëllim të mashtrimit për shkak se nuk ua zbuloi se ai do të jetë pronari i vërtetë i emrit të mbrojtur. Për shkak të kësaj Proview kërkon dëmshpërblimin përkatës dhe shkëputjen e marrëveshjes së mëhershme, dhe ndalimin e përdorimit iPad nga ana e Apple. Proview përdorte emrin iPad në produktet e veta nga vitit 1998.

Proview ka kohë që është duke udhëhequr betejën ligjore kundër Apple në Kinë, dhe deri tani ka arritur që të fitoj ndalesën e shitjes së iPadit në disa qytete kineze. Në kompani thonë se të drejtën në emrin iPad e shiti një nga degët e tyre edhe pse nuk kishte të drejtë ta bënte këtë, dhe theksojnë se kanë tentuar që të bien në ujdi me Apple jashtë gjykatës, por deri tani Apple ka refuzuar të përgjigjet në kërkesat e tyre.

Përfaqësuesit e Apple nuk dëshironin të komentonin këtë padi të fundit, por më herët kanë deklaruar se kanë arritur marrëveshje me Proview të cilës kompania kineze nuk po i përmbahet. Gjithashtu theksojnë se kanë blerë të drejtën e përdorimit të emrit iPad në 10 vende të ndryshme para disa viteve, por Proview nuk dëshiron të respektoj këtë marrëveshje në Kinë edhe pse gjykata në Hong Kong tashmë ka vendosur në favor të Apple në këtë rast. /Telegrafi/