Ish-trajneri i Swansea City dhe Udinese, Francesco Guidolin, është duke u lidhur me punën e Milanit si zëvendësues i Gennaro Gattusos.
Gattuso është nën presion të madh për punën e tij si trajneri i Rossonerëve.
Së fundmi u raportua se italiani i ka në dispozicion dy ndeshjet e ardhshme për të shpëtuar punën e tij.
Emri i parë dhe i madh që u lidh me punën e Gattusos është trajneri i madh francez, Arsene Wenger.
Megjithatë, Wenger nuk është emri i vetëm dhe tani mediat italiane kanë dhënë një emër të ri.
Sipas mediumit Corriere della Sera, në mesin e kandidatëve për punën e Gattusos është trajneri veteran Gudiolin.
Guidolin është i afërt me presidentin e Milanit, Paolo Scaroni, ndërsa së bashku kanë fituar Coppa Italia të vitit 1997 me Vicenzan.
Trajneri është kthyer në Itali dhe momentalisht është duke bërë rolin e komentatorit për mediumi DAZN. /Telegrafi/