Sipas një raporti në The Sun, Ford është gati të “ringjallë” emrin e “shenjtë” Capri për “crossover-in” e tij të dytë elektrik në platformën MEB të VW.
Pas prezantimit të SUV-it të ri Ford Explorer, doli se “binjaku” i veturës – që do të zbulohet në fillim të vitit të ardhshëm – mendohet të marrë emrin e tij nga coupe sportive me dy dyer Ford i shitur në një numër të madh në të gjithë Evropën nga viti 1968 deri në 1986.
Autocar raportoi për herë të parë në vitin 2019 se emri Capri ishte në kuadër të një ringjalljeje dhe tani – në një intervistë ekskluzive me shefin evropian të projektuesit të firmës Amko Leenarts – ka dëgjuar se sa të rëndësishme do të jenë emrat historik për Ford-in, teksa gjiganti amerikan përparon me revolucionin e tij të elektricitetit, përcjell Telegrafi.
Duke folur me Autocar përpara prezantimit të Explorer, Leenarts foli me entuziazëm dhe pasion për fazën tjetër në evolucionin e kompanisë, teksa gazetarëve të revistës britanike u tregoi se si dukej studioja e tij e shkëlqyeshme dhe e gjerë “Merkenich Design Studio”, pak më poshtë nga fabrika e kompanisë në Këln.
Ai iu bashkua Fordit 11 vjet më parë, atëherë kur gama e Ford ishte disa herë më e madhe se sa do të jetë deri në vitin 2025, dhe tani është i ngarkuar të udhëheqë markën në të ardhmen e saj të guximshme elektrike, duke filluar me SUV-në Explorer.
E rëndësishmja, tha ai, rishpërndarja e emrave historikë nga Ford nuk paralajmëron ardhjen e stileve nostalgjike. “Dizajnet retro nuk po na çojnë përpara. Gjithmonë ka të bëjë me një interpretim krejtësisht të ri: kjo është ajo që e bën atë interesant”, shtoi ai. /Telegrafi/