Emre Belozoglu është penduar që është larguar nga Interi, por ka përmendur edhe skandalin e Calciopolit.
Mesfushori turk që aktualisht po luan te Istanbul Basaksehir, thotë se kujtime katër sezonale te Interi ishin të mira.
“Futbolli italian nuk është i njëjtë, kur isha unë ishte si basketbolli i NBA-së”, ka thënë Emre për Extra Time të Gazzetta dello Sport.
“Tani vendet e huaja janë më shumë joshëse dhe kanë më shumë para, Italia po vuan. Por, Interi do jetë gjithmonë në zemrën time”.
“Ishte hera e parë që lash vendin tim. Kam shumë kujtime, ata menjëherë më pranuan si një nga ata. Pastaj ishte Moratti, një xhentëlmen në futboll dhe kampion i vërtet”.
“Juventus apo Milan? Rritja e tyre ishte konstante, kur ndryshon shumë në bankën rezervë dhe në fushë, kalon në një kohë që vështirë fiton”.
“Pastaj ishte Calciopoli. Një situatë të njëjtë kishin në Turqi në vitin 2010. Ishte një goditje e rëndë për gjithë futbollin italian”.
“Psikologjikisht ishte e vështir, kemi dhënë 100 për qind teksa jashtë gjërat po ndodhnin”.
“Keqardhje? Lamtumira, kurrë nuk do t’ia fali vetës. Isha 25 vjeçar dhe kisha mentalitet tjetër, nëse do mund të kthehesha prapa, do qëndroja te Interi”, ka shtuar Emre.
Emre nga Interi kaloi te Newcastle në vitin 2005. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=9o4jKD-1Ons