Emre Can është rikthyer në stërvitje për Juventusin pasi ju nënshtrua operacionit në gjëndrën tiroide.
Më 21 tetor ai u konstatua se ka një problem në gjëndrën tiroide, që ka mundur të kërkojë edhe operacion.
Më 29 tetor reprezentuesi gjerman ju nënshtrua operimit në Frankfurt.
Detajet u mbajtën larg prej syrit të mediave për shkak të ligjeve të privatësisë, por gjermani i është kthyer stërvitjeve me klubin sot (e martë).
Tashmë Can po bën stërvitje fizike, por edhe po monitorohet nga profesori Angelini në J-Medical, qendrën mjekësore të Juventusit.
Juventusi rikthehet në aksion këtë fundjavë ku zhvillon ndeshjen e radhës. /Telegrafi/