Mesfushori gjerman, Emre Can ka kaluar me sukses operimin e tij në gjëndrën tiroide dhe pritet t’i kthehet fushave të blerta pas një muaji.
Emre Can mund të përqendrohet në riaftësimin e tij pasi mesfushori i Juventusit iu nënshtrua një operacioni ‘të suksesshëm’ për të hequr gjëndrën tiroide.
Kjo pasi një raport mjekësor në faqen zyrtare të Juventusit konfirmoi se operacioni i Can në Frankfurt të hënën në mëngjes kaloi me sukses të plotë.
Bardhezinjtë nuk raportojnë për kohën e tij të rikuperimit, pasi sipas tyre do të vlerësohen më mirë në ditët e ardhshme.
Por, sipas mediumit italian Calciomercato.com, mesfushori gjerman mund të përballet me një mungesë prej një muaj jashtë fushave.
Further medical update on Emre Can: https://t.co/6VjTAd0cNK pic.twitter.com/nkcqZOWBvi
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 29, 2018
24-vjeçari u bashkua me Juven si transferim i lirë nga Liverpooli gjatë kësaj vere.
Ai deri më tani ka bërë 10 paraqitje për Zonën e Vjetër në këtë gjitha garat këtë sezon. /Telegrafi/