Telegrafi

Emre Can: Nga Juventusi u largova shkaku i Sarrit

Emre Can te Juventusi . (Foto: Chris Ricco/Getty Images)

Mesfushori i Borussia Dortmund, Emre Can, ka zbuluar se pse është larguar nga Juventusi në afatin kalimtar të janarit.  

Gjermani kishte luajtur një pjesë integrale në sezonin e tij të parë në Torino, duke bërë 37 paraqitje në të gjitha garat.

Sidoqoftë, problemet e Canit filluan kur Maurizio Sarri erdhi në vend të Max Allegrit.

Emre Can te Juventusi . (Photo by Emilio Andreoli/Getty Images)

“Arsyeja kryesore që lashë Juventusin ishte sepse doja të luaja futboll përsëri. Natyrisht që mundësia e pjesëmarrjes në Kampionatin Evropian gjithashtu ndikoi. Dua të jem pjesë e kombëtares gjermane”.

“Sarri mbërriti në verë dhe nuk na kishte trajnuar gjatë javëve të para sepse kishte pneumoni”.

“Pastaj, pasi klubi kishte refuzuar ofertat për mua dhe më nxori jashtë tregut, ai më thirri dhe me një telefonatë 20 sekonda më njoftoi se nuk isha në listën e Ligës së Kampionëve”.

Emre Can te Borussia Dortmund. (Foto: Alex Grimm/Getty Images)

“Pas kësaj thirrje, unë u refuzova në çdo rast. Mendova se ishte e padrejtë dhe kjo ishte arsyeja pse vendosa të largohem në janar. Por vendimi nuk ka asnjë lidhje me klubin, as me tifozët”, ka thënë Can për gazetës gjermane Kicker. /Telegrafi/