Liverpooli ka arritur një fitore të madhe si mysafirë i Watfordin me rezultat 1-0, me një super gol të shënuar nga Emre Can.
Ndeshja në fillim ishte e qetë me dy skuadrat që kërkonin gabimet e kundërshtarit.
Për ta parë rastin e parë në ndeshje u desh të pritet minuta e 42-të e ndeshjes kur Adam Llallana provoi të shënojë, por nuk kishte sukses edhe portieri ishte i dorëzuar para kësaj goditje. Topi i goditi vetëm shtyllën.
Nuk u vonua shumë dhe Liverpooli gjeti golin e epërsisë. Dhe atë çfarë goli?
Një harkim i bukur në zonë nga Lucas Leiva, mesfushori Emre Can gjuan bukur me gërshërë për ta dërguar Liverpoolin në dhomat e zhveshjes me një gol epërsi.
Në pjesën e dytë u prit më shumë nga Watfordi, por që nuk arritën të shënonin në portën e Mignoles.
Etienne Capoue provoi në minutën e 68-të me një goditje të fortë, por që nuk qëlloi cakun.
Edhe Jarnmaat provoi me një goditje nga 25 metra, por topi u prit nga portieri belg.
Liverpooli ka mundur ta shtojë epërsinë, por Matip dhe Sturridge ishin të pafat.
Edhe Watford kishte rast të mirë me Prodl që goditi shtyllën në sekondat e fundit.
Me këtë fitore Liverpooli mbanë pozitën e tretë me 69 pikë, tri më shumë se City, por që ka një ndeshje më pak.
Watfordi ka tubuar deri më tani 40 pikë dhe i duhet vetëm edhe një pikë që ta sigurojë mbijetesën zyrtarisht. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=gq1puzTYAms