Telegrafi

Emre Can drejt largimit, Liverpooli nuk e ka zbuluar fanellën e lojtarit për sezonin e ri

Liverpool ka zbardhur uniformat e reja për sezonin e ardhshëm 2018/19.

Bëhet fjalë për fanellat klasike të njohura si “New Balance”, ku dominon ngjyra e kuqe dhe ndonjë element i vogël i bardhë.

Të gjithë lojtarët janë prezantuar me fanellat e reja ndërsa mungon një ndër futbollistët kryesor.

Getty Images

The Reds nuk e ka prezantuar fanellën me emrin e mesfushorit gjerman Emre Can.

Futbollistit, të cilit i mbaron kontrata në fund të sezonit, duket se e ka të sigurt largimin nga “Anfield Road”.

Lexo po ashtu Liverpooli prezanton fanellat e reja për sezonin 2018/19

Juventusi dhe Bayern Munich janë dy prej shumë skuadrave evropiane që po kërkojnë shërbimet e lojtarit.

Sidoqoftë, duket se është më se e sigurt se trajneri Jurgen Klopp do të humbasë një titullar shumë të rëndësishëm. /Telegrafi/