Juventusi ka njoftuar se gjermani Emre Can mund të bëjë një ndërhyrje kirurgjike për një gjëndër tiroide.
Mesfushori gjerman arriti në Torinos gjatë afatit të verës si një agjent i lirë nga Liverpooli.
Ai ka bërë 10 paraqitje për Juventusin deri më tani këtë sezon në mes të Serie A dhe Ligës së Kampionëve, duke bërë një asistim.
Megjithatë, Can nuk do të mund ta ndihmojë Juventusin për një kohë pasi pritet ta ketë një ndërhyrje në fytin e tij.
“Emre Can do t’i nënshtrohet testeve klinike dhe hetimeve për një gjëndër tiroide, e cikla mund të kërkojë trajtim kirurgjik”, thuhet në deklaratën e shkurtër të lëshuar nga Juventusi këtë pasdite.
Medical update on Emre Can: https://t.co/IXnKasJSMA pic.twitter.com/ZuLzh7xC8z
— JuventusFC 🇬🇧🇺🇸 (@juventusfcen) October 21, 2018
Sipas kësaj komunikate, Can pritet të humbasë ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Manchester United të martën, por me këtë lloj gjendje, nuk është e qartë se sa kohë mund të jetë jashtë fushave gjermani.
Gjëndrat tiroide janë relativisht jo të rrezikshme, por mund të jenë shenjë e një tiroide tepër aktive dhe kërkon më shumë kohë. /Telegrafi/