Kanë mbetur më pak se 24 orë deri në mbajtjen e konferencës GrowthTank, konferencë kjo e vetmja e llojit të saj në Kosovë e cila mbledh mendjet e ndritura të botës së Marketingut Digjital për ndarë sekretet e suksesit të tyre në këtë fushë.
Kjo konferencë një-ditore do të përmbaj panels, fireside chats, keynote speeches, si dhe Q&A sessions për të ndihmuar audiencen të marrin përgjigje rreth trendeve të fundit të cilat do të ndihmojnë në zhvillimin e biznesit të tyre përmes metodave inovative të Marketingut Digjital.
Hapjen e kësaj ngjarje do t’a bëj Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama së bashku me përfaqësuesin nga USAID në Kosovë, Skender Rama dhe Drejtorin Ekzekutiv të Growzillas, Benjamin Kolenović.
Më poshtë mund të gjeni më detajisht edhe panelet dhe folësitë në secilën nga panelet.
Paneli “Programmatic Advertising” me panelistë:
Gentian Lluka, Drejtor Ekzekutiv i Telegrafit;
Arlind Lepaja, Digital Marketer në TopShop;
Idaver Sherifi, Drejtor Ekzekutiv në ABC News;
Paneli “Content [R]evolution 9:16” me moderator Bind Reka dhe panelistë:
Fjoralba Krapi, Themeluese e Your Digital Station;
Besian Durmishi, Themelues i Supercut Studio;
Elena Totaj, Drejtore Kreative në REPUBLIKA Marketing Communications Agency;
Paneli “E-commerce Marketing & Online Payment” me moderator Shpend Lila dhe panelistë:
Arianit Fazliu, Drejtor Ekzekutiv në Kutia X;
Robert Ejupi, Drejtor i Marketingut dhe Operacioneve në Sport In;
Nektar Qarri, Digital Marketer;
Hekuran Binxhiu, Data Quality dhe Data Governance në SWINTO;
Fireside Chat “Social Media Trends” me moderatore Zana Tali dhe folës
Matt Navarra – eksperti më i njohur dhe kërkuar i Social Media në botë.
Keynote Speech: “Unleash the Marketing Potential with Augmented Mind Mining” me folës Dr. Steffen Schmidt – Drejtor i Marketing Science dhe Causal Analytic.
Paneli “Social Media as a Growth Accelerator” me moderator Benjamin Kolenovic si dhe folës:
Dennis Yu, Drejtor Ekzekutiv në BlitzMetrics;
Kristian Kabashi, Drejtor Ekzekutiv Global për Transformim të Biznesit në Dentsu International;
Kjo ngjarje do ju sjellë më pranë brendeve kryesore ndërkombëtare të Marketingut Digjital duke ju ndihmuar të krijoni rrjetizim përmes takimeve B2B, B2C dhe takimeve tjera me akterët kryesor të botës së Marketingut Digjital.
Për më shumë, ende kanë mbetur edhe disa vende të lira, andaj përmes linkut në vazhdim mund ta merrni bileten falas.