Site icon Telegrafi

Emrat e trajnerëve gjermanë që u përfolën për përzgjedhës të Kosovës – cili do të ishte ideal sipas jush?

Përfaqësuesja e Kosovës vazhdon të jetë ende pa përzgjedhës pas largimit të sllovenit Primoz Gliha i cili ishte i përkohshëm në krye të Dardanëve.

Federata e Futbollit të Kosovës ka pasur takime të shumta me shumë trajnerë, por duket se ata kanë vendosur për një gjerman që të jetë në stolin e Përfaqësueses.

Në muajt e fund janë përmendur disa emra, por ende nuk ka vendim përfundimtar, që sipas kreut të FFK-së, Agim Ademi, në muajin shkurt do të kemi emrin e tri.

“Kemi pasur biseda të shumta, ka pasur shumë kandidatë që kanë shprehur interesim për ta marrë drejtimin e Kosovës. Megjithatë tani jemi në fazën finale dhe së shpejti do të vendoset për trajnerin e ri”.

Lexo po ashtu Në pritje të trajnerit të ri, Kosova të enjten mëson kundërshtarët për Ligën e Kombeve - Ademi: Duam ta fitojmë grupin dhe Ligën C

“Po trajneri do të jenë gjermano folës dhe besoj që gjatë këtij muaji vetëm do të bëhet zyrtarizimi i tij. Jemi në fazën finale dhe nuk mund të flas më shumë rreth kësaj teme, por edhe nuk mund të jap një datë se kur do të bëhet prezantimi i tij pasi kjo gjë nuk varet vetëm nga ana jonë”, deklaroi Ademi për Telegrafin.

Emrat e përmendur dhe CV-ja e tyre

Deri më tani janë përmendur disa emra të trajnerëve gjermanë për të marr drejtimin e Përfaqesueses së Kosovës.

Andre Breitenreiter, Bruno Labbadia dhe Franco Foda janë emrat më të spikatur për të marr drejtimin e Kosovës.

Breitenreiter ishte një emër që ishte në listë edhe para se të bëhej zgjedhja e Alain Giresse në krye të Kosovës.

50 vjeçari, Breitenreiter ka një CV të pasur, teksa ka drejtuar klube të ndryshme në Gjermani, duke filluar nga Paderborni, Schalke 04, Hannoveri dhe Hoffenheimi.

Përvojë ai kishte bërë edhe në Zvicër, teksa për një sezon ishte në krye të Zurichut ku fitoi titullin e kampionit.

Tjetër emër që është përmendur si përzgjedh i Kosovës është Bruno Labbadia, që po ashtu ka karrierë të pasur si trajner.

Ai ka drejtuar klube si Darmstadt 98, Greuther Fürth, Bayer Leverkusen, Hamburger SV, VfB Stuttgart, VfL Ëolfsburg dhe Hertha BSC.

Te Stuttgart ai ishte në tri periudha të ndryshme në krye të skuadrës.

I fundit, por jo nga rëndësia është Franco Foda, i cili ka përvojë edhe në drejtimin e ekipeve kombëtare, pasi ishte në kye të Austrisë për 48 ndeshje.

Trajneri gjerman ka një karrierë të bujshme ku ka qëndruar për 10 vite në tre periudha të ndryshme te Sturm Graz në Austri. Ai për një vit ka udhëhequr edhe skuadrën e madhe gjermane Kaiserslautern.

Angazhimi i fundit i Fodas ishte në Superligën e Zvicrës me Zurichun. /Telegrafi/

 


Exit mobile version