Komuna e Pejës, qysh në raundin e parë të zgjedhjeve lokale të mbajtura më 22 tetor të këtij viti, ka siguruar udhëheqjen edhe për katër vitet e ardhshme.
Gazmend Muhaxheri nga LDK-ja ka fituar në mënyrë bindëse në Pejë, duke marrë 21 mijë e 568 vota, apo 50,31 përqind, duke lënë pas Fatmir Gashin e AAK-së dhe Sabiha Shalën e PDK-së.
Me fitoren e Muhaxherit, LDK-ja do ta ketë edhe numrin më të madh të ulëseve në Kuvendin Komunal.
Telegrafi ka siguruar listën me emrat e asamblistëve të ardhshëm të Komunës së Pejës. Listat nuk janë finale, pasi që mund të ketë ndryshime, por probabiliteti i ndryshimeve është i vogël.
Sipas të dhënave, Fatmir Asllani është kandidati më i votuar për Kuvendin Komunal të Pejës, me gjithsej 1199 vota. /Telegrafi/