Kandidati i AAK-së për kryetar të Deçanit, Bashkim Ramosaj, në zgjedhjet lokale të 22 tetorit ka fituar pa balotazh, me 64.4 për qind të votave për të.
Sipas rezultatit të këtyre zgjedhjeve, AAK do të ketë edhe numrin më të madh të asamblistëve në Kuvendin Komunal.
Telegrafi ka siguruar listën me emrat e asamblistëve më të votuar në Deçan nga ky subjekt. Kësaj liste i paraprijnë tre emra: Sami Cacaj, Valdet Nuraj dhe Mustafë Selmanaj.
Ndërkohë, femra më e votuar në këtë komunë është Albana Lokaj-Avdiu.
Vlen të theksohet se kjo nuk është lista përfundimtare, meqë ajo mund të pësojë ndryshime. /Telegrafi/