Site icon Telegrafi

Emra të njohur në listën e PDK-së për zgjedhjet e 9 shkurtit – kjo është top dhjetëshja

Subjektet politike më 11 dhjetor (e mërkurë) bënë publike listat e tyre zgjedhore me 110 kandidatë.

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), ka prezantuar listën e kandidatëve të saj për deputetë për zgjedhjet e parlamentare të 9 shkurtit.

Kryetari i kësaj partie Memli Krasniqi u shpreh se lista e PDK-së nuk paraqet vetëm emra, por një ekip fitues me vizion për të ardhmen, të përkushtuar për një Kosovë ma të mirë.

Lexo po ashtu PDK garon e vetme në zgjedhje, Krasniqi prezanton listën e kandidatëve për deputetë

Bartës i listës është Bedri Hamza i cili është edhe kandidatë për kryeministër nga kjo parti.

Emra të tjerë të njohur që janë pjesë e listës së PDK-së për kandidatë për deputetë janë: Vlora Çitaku, ish-ambasadore e Kosovës në SHBA, Bernard Nikaj, ish-amasbadori i Kosovës në Bruksel, Mimoza Ahmetaj, ish-ministre e Integrimeve Evropiane, Artan Behrami, ish-këshilltari i presidentit Hashim Thaçi, Leutrim Retkoceri aktualisht asamblist i PDK-së në Komunën e Prishtinës, Genc Prelvukaj , këngëtar dhe anëtarë i kryesisë së PDK-së dhe shumë emra të tjerë.

Më poshtë ua sjellim top 10 e listës së PDK-së:

1.Bedri Hamza

2.Memli Krasniqi

3.Vlora Çitaku

4.Enver Hoxhaj

5.Uran Ismaili

6.Eliza Hoxha

7.Rrahman Rama

8.Bernard Nikaj

9.Sala Jashari

10.Abelard Tahiri . /Telegrafi/

Exit mobile version