Edhe kandidatë të njohur, edhe emra të rinj shfaqen në listën e të paraqiturve për Kryetar të ri të Gjykatës Penale-Shkup, që është më e madhja në shtet dhe në të gjenden lëndët e PSP-së, përcjell Telegrafi Maqedoni.
Për shkak të rizgjedhjes së pasuksesshme vitin e kaluar, Këshilli i gjyqit shpalli konkurs të ri që përfundon sonte në mesnatë. Kryetari i këshillit, Zoran Karaxhovski informon se deri mbrëmë janë paraqitur 5 kandidatë, por nuk deshi ti komentojë emrat e kandidatëve. Ai tha se nuk ka informata për kandidatët e paraqitur në konkurs dhe se afati për paraqitje përfundon sonte.
Sipas lajmit nga Telma, kandidatë janë ish-kryetari Vlladimir Pançevski dhe Ivan Xholev, që ishin dy emrat e fundit në zgjedhjen e anuluar të vitit të kaluar. Krahas tyre kandidat është edhe Ivica Stefanovski, një gjykatës që punon me një pjesë të lëndëve të PSP-së. Në konkurs është paraqitur edhe Olja Ristova, gjykatëse që mbahet mend për pranimin e përgjimeve si dëshmi në proces gjyqësor para dy viteve, por më pas u çvendos nga ajo pozitë.
Si kandidatë përmenden edhe Verka Petkovska, e cila tani po gjykon lëndët ‘Lagja e Trimave’ dhe gjykatësi Gjoko Ristov që gjykoi rastin ‘Spiun’.
Gjykata Penale është më e madhja në vend, mirëpo sipas vlerësimeve të ekspertëve është edhe kundërshtari më i madh i akteve të PSP-së dhe nuk caktoi asnjë masë paraburgimi nga 18 të kërkuara./Telegrafi/