Jo rrallë herë emra të shumtë të mjekëve nga Komuna e Suharekës kanë arritur suksese në nivel si vendor ashtu edhe ndërkombëtar duke dëshmuar suksesin, përkushtimin dhe profesionalizmin e tyre në profesionin me human, atë të mjekut.
Një emër që po dëshmon suksese të vazhdueshme në këtë lëmi është edhe Dr.Qëndrim Zenelaj, i cili krahas shërbimit që ofron në QKMF-në e Suharekës është duke numëruar suksese të njëpasnjëshme në specializim, saktësisht në fushën e gastroenterologjisë në QKUK.
Zenelaj në specializim po tregon sukses të lartë për gastroenterologji, sidomos për endoskopi intervente.
Suksesi i tij është dëshmuar sidomos për ndaljen e gjakderdhjeve nga trakti tretës, për polipektomi, dhe nxjerrjen e trupave të huaj.
Fal këtij angazhimi dhe përkushtimi për profesionin e tij, nga Dr. Qëndrim Zenelaj lë të nënkuptohet se ardhmëria e gastroenterologjisë kosovare është e ndritshme, njofton suharekaonline.