Në listën e të dhënave që duhet verifikuar janë gjetur emra deputetësh, gazetarësh, madje edhe ish-nënkryetari i Kuvendit të Maqedonisë, transmeton Telegrafi Maqedoni.
Sipas KSHZ-së në listën e votuesve të dyshimtë gjenden kryeredaktori i gazetës ”Veçer”, gazetarja e ”Tv Sitel”, Ivona Talevska, gazetari Eroll Rizaov, ish-nënkryetari i Kuvendit, Jani Makraduli. Në këtë listë gjendet edhe deputeti Artan Grubi, por edhe motra e Radmilla Sheqerinskës./Telegrafi/