Juventusi ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Empoli me rezultat 2-1 në kuadër të javës së 10-të të Serie A.
Skuadra e Massimiliano Allegrit i është kthyer fitores në Serie A pas barazimit në ndeshjen e fundit në shtëpi ndaj Genoas.
Golat në këtë ndeshje u shënuan nga Francesco Caputo (26′) për vendasit, ndërsa për Bianconërët shënoi Cristiano Ronaldo (54′, 70′).
Megjithatë, lojtari më i vlerësuar i ndeshjes ishte Alex Sandro, i cili u vlerësua me notë 8.6, ndërsa Ronaldo u notua me 8.0.
Nota më e ulët e ndeshjes shkoi për mesfushorin vendas Hamed Junior Traore që u notua me 5.8. /Telegrafi/
Empoli:
Juventus: