Emona Brand njihet në treg për cilësinë dhe kualitetin e lartë të çajit të zi dhe atij me filter, poashtu edhe si çaji më tradicional i shitur në vend dhe më gjerë.
Me një traditë 43 vjeçare, Emona Brand ka prekur pothuajse çdo shtëpi dhe familje duke na bashkuar dhe dhuruar ngrohtësi e emocion me shijet e mrekullueshme të çajit të tyre.
Çaji i Emonës ndryshe njihet edhe si çaji me zog, për shkak të simbolit të zogut që e ka në paketim qysh prej fillimit.
Prej tash e tutje, në të gjitha pikat e shitjes, çajrat Emona Brand mund t’i gjeni me paketimet e reja, me dizajn të ri të cilat e ruajnë shijen unike të Emonës mirëpo i japin vlerë dhe freski ndjenjës së çajit tradicional të cilin jemi mësuar të shohim deri tani.
Artikull i sponsoruar