Dje (e shtunë) është mbajtur nata finale e festivalit Pri Film Fest.
Pjesë e këtij filmi këtë vit ishin emra të shumtë nga fusha e artit dhe kinematografisë në Kosovës.
E pranishme për të ndjekur nga afër natën finale ishte edhe aktorja e njohur nga Gjakova, Albulena Kryeziu-Bokshi.
Ajo në fund të vitit të kaluar u bë nënë për herë të parë, duke sjell në jetë një djalë të cilin e pagëzoi me emrin Doni.
Duke qenë se shpesh artisteve iu bie të jenë prezente në evente e festivale të ndryshme, jo gjithmonë është e lehtë shkëputja nga fëmija për ato artiste që janë nëna.
E tillë ka qenë edhe mbrëmja e djeshme për aktoren Kryeziu-Bokshi, e cila edhe pse prezente në festival, shumë pranë tapetit të kuq të festivalit, ajo është çmallur në pak minuta me më të voglin e saj, Donin.
Ka qenë bashkëshorti, ai i cili kishte vendosur ta nxirrte për një shëtitje djalin e tyre të vogël, i cili njëkohësisht pati rastin ta takojë nënën e tij të veshur plot shkëlqim në një mbrëmje si ajo e festivalit PriFest.
Në një bisedë për Telegrafin, Ablulena tregoi se u ndje e lumturuar kur pa të voglin e saj teksa erdhi në tapet të kuq për ta vizituar.
“Normalisht që ardhja në jetë e djalit është arsye që ka ngelur pak prapa. Nuk po më vjen keq aspak! Kësaj radhe, burri im u sakrifikua që mos të vijë sonte këtu, ai mbeti djalin dhe doli pak për të shëtitur në shesh me djalin, sepse zakonisht hë mbrëmje e shëtisim nëpër qytet, dhe normalisht që doli me babanë e vet dhe unë erdha këtu. Ai nuk din ende se çfarë po bën nëna e vet. Qejf kur erdh, buzëqeshi dhe më dha një energji hala më të mirë që ta vazhdoj mbrëmjen sonte”, tha Albulena Kryeziu-Bokshi për Telegrafin.
E njëjta tash e sa muaj nuk është edhe shumë aktive në kinematografinë vendore, kjo pasi i është përkushtuar tërësisht rritjes së djali.
Në vazhdim ju sjellim imazhe tjera interesante nga takimi i veçantë nënë e bir në tapetin e kuq. /Telegrafi/