U deshën 27 vjet – por Joe Smith më në fund ishte në gjendje të falënderoj njeriun që i shpëtoi jetën në fatkeqësi Hillsboroughut.
Ai ishte vetëm tetë vjeç kur ndodhi fatkeqësia në stadium, ku humbën jetën 96 tifozë të futbollit gatë takimit të gjysmëfinales së FA CUP mes Liverpoolit dhe Nottingham Forestit.
Shumë njerëz u shtypën shkaku i tollovisë së krijuar pas rrëzimit të tribunës, por Joe arriti të shpëtoi në saje të një personi që e barti në supe dhe arriti ta nxjerrë nga stadiumi.
Joe, tani 35-vjeç e takoi personin që ia kishte shpëtuar jetën, përkatësisht John McMahon dhe të dy u ribashkuan para memorialit në Anfield Road. /Telegrafi/