Telegrafi

Emocionuese: Nëna përlotet pasi plotëson ëndrrën e fëmijëve duke i dërguar në Bernabeu (Video)

Fëmijët qysh në moshë të hershme mishërohen me sportin, mishërohen me futbollin si sportin më të popullarizuar në botë.

Dhe, një nënë nuk ka arritur që t’i përmbahet emocioneve pasi ka plotësuar një ëndërr të madhe të fëmijëve të tyre.

Në një video që po bën xhiron e botës në rrjetet sociale shihet se si një nënë po qanë në dënesë pasi plotësoi ëndrrën e djemve të tyre për të shikuar një ndeshje të ekipit të tyre të preferuar në stadiumin Santiago Bernabeu në Madrid të Spanjës, shkruan Telegrafi.

Regjia në një moment kap momentin kur nëna qanë pasi s’mund të besonte që djemt e saj janë në stadium për ta shikuar Real Madridin teksa ajo po shijonte ëndrrën edhe në ekranin gjigant në stadium.

Sigurisht se ëndrra e secilit është që të shikojë klubin e preferuar në stadium, por burim edhe më i madh krenarie duket se është plotësimi i një ëndrre të tillë për fëmijët. /Telegrafi/