Telegrafi

Emocionuese: Konkurrenti i verbër dhe autist, Kodi Lee shpallet fitues i “America’s Got Talent”

Kodi Lee është shpallur fitues i edicionit të 14-të të “America’s Got Talent”.

Këngëtari 22-vjeçar, i cili është edhe i verbër dhe autist, kishte ngritur në këmbë audiencën gjatë audicionit të tij të parë, kur fuqishëm kishte interpretuar para publikut.

I gjithë paneli i gjyqtarëve kanë qenë fansa të mëdhenj të Kodit që nga paraqitja e tij e parë, shkruan AOL, transmeton Telegrafi.

Ai gjithashtu ka fituar lavdërimet e të famshmëve si Oprah Whinfrey, e cila pasi pa audicionin e tij të parë në Twitter, dhe kishte shkruar: “E dua shumë momentin! Qëndroni dhe brohorisni në dhomën time të jetesës”.

Kodi avancoi lehtësisht nëpër raunde. Gjatë finales, ai iu bashkua fitueses së çmimit ‘Grammy’, Leona Lewis për një interpretim të përbashkët të këngës “You Are the Reason”.

Duke arritur deri në netët finale, shumë fansa e kishin Kodi si favorit, duke bërë që fansat e tij të mos i ndalin lotët kur u përmend emri i tij si fitues i spektaklit.

Shumë tifozë vendosën që në Twitter të shprehin mbështetjen e tyre për këngëtarin frymëzues.

Kodi Lee (Foto: Frazer Harrison/Getty Images/Guliver)

Si fitues, ai ka marrë një shpërblim prej një milion dollarë.

“Është kaq e mahnitshme. E pabesueshme”, ka thënë Kodi pasi fitoi çmimin e parë. /Telegrafi/