Site icon Telegrafi

Emocionuese/ Gazetarët i bëjnë pyetje për birin e sëmurë, Bonucci shpërthen në lot (Video)

Mbrojtësi italian i Juventusit, Leonardo Bonucci ka kaluar një periudhë të vështirë në karrierën e tij.

Reprezentuesi italian e kishte të sëmurë rëndë të birin e tij, ndërsa tani gjendja e tij është përmirësuar ndjeshëm.

Por gjatë konferencës për shtyp në Kombëtaren e Italisë, Bonucci nuk ka mundur t’i përmbajë lotët kur është pyetur për shëndetin e djalit të tij.

“Fatmirësisht tani i biri është shumë mirë. Matteo ka treguar se është një luftëtar dhe ia ka dalë pasi nuk hoqi dorë në asnjë moment”.

“Kjo situatë më ka bërë që të mësojë shumë dhe t’ia di vlerën më shumë gjërave. E rëndësishme që gjithçka tani është mirë”, deklaroi Bonucci me lot në sy. /Telegrafi/

https://www.youtube.com/watch?v=HxS95nWLzoE

Exit mobile version