Site icon Telegrafi

Emocionuese, fotografia e Ergi Dinit me të ëmën dhe poezia “Femër” nga babai i tij (Foto)

Këngëtari i njohur Ergi Dini humbi jetën tragjikisht në nëntor të vitit të kaluar, duke u ndarë nga jeta në moshë fare të re.

Ai la prapa prindërit e pikëlluar dhe dy motrat e tij, të cilët e ndjejnë mungesën e tij vazhdimisht.

Lexo po ashtu Motra e Ergit: Lajmin për vdekjen e tij e mora në mënyrë të tmerrshme

Së fundmi, ka qenë babai i të ndjerit, Dashamir Dini i cili ka publikuar një fotografi të të birit dhe gruas së tij në rrjetin social Facebook.

Në përshkrimin e fotografisë, ai ka shkruar një poezi mjaft emocionuese me titullin “Femër”, të cilën ia ka dedikuar gjithë femrave, në veçanti bashkëshortes e cila përjetoi humbjen më të madhe të jetës së saj. /Telegrafi/

Exit mobile version