Site icon Telegrafi

Emocionuese – fansja e huaj në karrige me rrota e komplimenton në gjuhën shqipe Eugent Bushpepën në ‘Eurovision’

Këngëtari Eugent Bushpepa ndodhet tashmë në Lisbonë të Portugalisë, ku ka përfunduar me sukses provat për natën e parë gjysmëfinale të 8 majit.

Në provat e spektaklit, ai është uruar nga të pranishmit, gjersa edhe performanca e tij është vlerësuar me nota pozitive.

Foto: Eugent Bushpepa/Instagram

Ai ka arritur që të krijojë edhe shumë fansa të huaj, e njëra ndër to nuk ka hezituar që t’i bëjë atij një befasi.

Ajo kishte mësuar t’i thotë atij në gjuhën shqipe fjalinë: “Ke një këngë shumë të bukur”.

Ndërkohë, Bushpepa i ngazëllyer nga dhurata që mor, është ulur në gjunjë pranë fanses, e cila është në një karrige me rrota, duke i thënë: “Shpresoj që dhurata jote të më sjellë fat”.

Gjatë konferencës, Eugenti është vlerësuar lartë nga gazetari britanik dhe ai polak, teksa ky i fundit e ka cilësuar këngën e tij si këngën më fenomenale të “Eurovision”-it këtë vit.

Performanca e rokerit shqiptar është vlerësuar lartë edhe nga “Wiwibloggs”, e cila është faqja që merret me të gjitha performancat e “Eurovision”-it. /Telegrafi/

Exit mobile version