Spektakli “The Voice Kids” po sjell nga java në javë talente të ndryshme para ekranit televiziv.
Talentët e vegjël po shijojnë eksperiencën e të kënduarit live para anëtarëve të jurisë, të cilët janë plot katër në tre karrige.
Eneda Tarifa ka skuadrën e saj, Aleksandër dhe Renis Gjoka ndajnë një skuadër së bashku, ndërsa e treta është ajo e Miriam Canit.
Një nga performancat e puntatës së dytë të “The Voice Kids” ka qenë mjaft emocionuese.
Bëhet fjalë për një konkurrente Xhemi, e cila kishte vendosur të interpretonte këngën “Me vete” të trajneres së spektaklit, Eneda Tarifa.
Me të dëgjuar për herë të parë, Eneda filloi të emocionohej shumë, ndërsa më pas ka shtypur butonin duke e marrë në skuadrën e saj Xhemin e vogël.
ndërkohë, trajnerët e tjerë me gjithë dëshirën për ta pasur në ekip thanë se është e kotë ta shtypnin butonin, pasi vetëm përzgjedhja e këngës tregonte se cila është këngëtarja e preferuar e saj.
“Me veten” është njëra ndër këngët më të suksesshme të Eneda Tarifës, e punuar nga Threedots, me të cilën këngëtarja kishte arritur të fitonte “Top Fest 7” në vitin 2010. /Telegrafi/